Lionel Messi me dygolësh ia fiton Inter Miamit për herë të parë titullin në histori - NACIONALE

Lionel Messi me dygolësh ia fiton Inter Miamit për herë të parë titullin në histori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi ka shënuar edhe një dygolësh për ta ndihmuar Inter Miamin për ta fituar titullin kampion, apo përndryshe siç njihet në Amerikë “Supporters Shield”.

Për Inter Miamin ky ishte titulli i parë në histori, duke marrë parasysh se vitin e kaluar dështuan edhe ta sigurojnë play-offin.

Megjithatë, këtë edicion me katër yjet e Barcelonës Inter Miami ishte i jashtëzakonshëm duke mbledhur 68 pikë në 32 xhiro në kampionatin amerikan.

Me fitoren ndaj Columbus Crew me rezultat 2:3, Inter Miami edhe u shpall matematikisht kampion. Lionel Messi realizoi dy gola fantastik, përfshirë një supergol nga gjuajtja e lirë, ndërsa fitoren e vulosi Luis Suarez.

Për Messin ky është trofeu i 46-të në karrierë.

Lajme të ngjashme