Lionel Messi lë më herët stërvitjen shkaku i një lëndimi
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi pavarësisht raportimeve nuk ka pasur ndonjë përplasje me trajnerin Christophe Galtier, por u largua shkaku i një lëndimi në këmbë.
Siç raporton "Get French Football News", argjentinasi kërkoi të lërë stërvitjen para kohe të premten më herët pasi ndjeu dhimbje dhe nuk ka ndodhur asnjë përleshje mes tij dhe teknikut francez.
Exclusive | Lionel Messi (35) was forced to withdraw from PSG training after feeling adductor discomfort, according to sources contacted by Get French Football News. https://t.co/uKtHVavMx6
— Get French Football News (@GFFN) March 17, 2023
Raporti shton se ende nuk dihet saktësisht nëse Leo Messi do ta humbasë ndeshjen e radhës kundër Stade Rennais në "Parkun e Princave".
Në një konferencë për media, Galtier konfirmoi se janë duke vazhduar bisedimet me Messin dhe që të gjithë palët duan që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Kontrata momentale e argjentinasit skadon në fundin e sezonit me "Le Parisien" që raportoi se PSG dëshiron ta mbajë edhe për se paku dy vite.
Para disa muajve është raportuar për një marrëveshje verbale, por ende s'është mbyllur plotësisht pasi duhet të rregullohen edhe disa detaje.
Këtë edicion në të gjitha garat, Messi ka zhvilluar 31 ndeshje duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 17 asistime.
Sidoqoftë, s'ka qenë vit i suksesshëm në aspektin grupor pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës, duke qenë në garë vetëm për titullin e kampionit në Ligue 1.
