Lionel Messi humb kualifikueset për Kupën e Botës shkaku i lëndimit - NACIONALE

Lionel Messi humb kualifikueset për Kupën e Botës shkaku i lëndimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi i ka humbur dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, shkaku që po vazhdon të shërohet nga lëndimi që pësoi në finalen e Kupës së Amerikës.

Fituesi i tetë herë Topit të Artë zhvilloi pak më shumë se në orë lojë në fitoren 1:0 në Kupën e Amerikës ndaj Kolumbisë më 14 korrik dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Inter Miami e ka konfirmuar se Messi ka dëmtuar ligamentin në gjurin e djathtë, ndërsa nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të kthehet.

Kësisoj, përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk e ka ftuar Messin por emra si Julian Alvarez, Lautaro Martinez dhe Nicolas Gonzalez.

Argjentina do të përballet me Kilin më 5 shtator para se të zhvillojë një “ripërballje” me Kolumbinë pesë ditë më vonë.

Skuadra e Scalonit po shpresojnë të mbesin të pamposhtur në garën për mbrojtjen e titullit të Kupës së Botës 2026, ngase deri më tani kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet.

Kujtojmë, gjashtë kombëtaret e para për CONMEBOL kualifikohen direkt në turne, derisa vendi i shtatë shkon në play-off.

Lajme të ngjashme