Lindelof ndër opsionet e Juventusit për janar
Sipas mediave italiane, Juventus po konsideron disa opsione për t’u përforcuar në afatin e janarit në listën që përfshin Victor Lindelof dhe David Hanko.
Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” Cabal pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit derisa ishte në detyrë me kombëtaren e Kolumbisë, prandaj “Bianconerët” janë të obliguar për të nënshkruar së paku me një mbrojtës të ri.
Juve gjithashtu është edhe pa Gleison Bremer, i cili pësoi lëndim të ngjashëm në muajin tetor.
“Gazzetta dello Sport” insiston se ish mbrojtësi i Interit Milan Skriniar është ndër opsionet e Juves, edhe pse sllovaku mund të kalojë në Torino vetëm në formë huazimi shkaku i pagës së lartë.
Në të njëjtën kohë, bashkëkombësi i tij Hancko, shihet si alternativë tjetër ngase mund të luajë në pozitën e qendërmbrojtësit, por edhe të krahut të majtë.
Juventus e ka vëzhguar Hankon që disa muaj dhe mund të bëjë një ofertë për të nënshkruar me 26-vjeçarin në afatin dimëror.
Sipas “Tuttosport”, opsion tjetër është Lindelof, i cili i është propozuar nga Unitedi. Mbrojtësi me eksperiencë shihet si një alternativë e lirë ngase kontrata me “Djajtë e Kuq” i skadon në vitin 2025.
Problemi i vetëm është mosha, pra ai do t’i mbushë 31 vjeç ndërsa Juve është i fokusuar në lojtarë më të rinj.