Liga e Konferencës: Sivasspor me rikthim e mposht Ballkanin dhe merr pikët e plota - NACIONALE
3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbyllet gjithçka, Sivasspor ia rrëmben fitoren Ballkanit me rikthim

Skuadra turke, Sivasspor, ka arritur të marrë pikët e plota në Fadil Vokrri, përballë Ballkanit të Ilir Dajës, me një rikthim në rezultat.

Një ndeshje mjaftë e mirë e kampionit të Kosovës, por disa pakujdesi i kushtuan shumë, ku u shfrytëzuan mirë nga skuadra mysafire, për të marrë një fitore të vlefshme për ta.

Pjesa e parë ishte në përgjithësi në favor të Ballkanit me disa mundësi, por vetë, një e konkretizuar nga Armend Thaqi, e me 1:0 të dy skuadrat shkuan në pushim mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë filloi mirë për suharekasit, por që disa pritje të portierit mysafir e mbajtën skuadrën turke në lojë.

Sivasspor arriti të shënonte dy gola të shpejtë dhe të përmbyste gjithçka.

Të dy golat u shënuan nga lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë të takimit.

Fillimisht shënoi Arslan, e pastaj për epërsinë 2:1 shënoi Anglieski.

Me këtë rezultat përfundoi takimi.

Tani Ballkani me dy humbje, një fitore dhe një barazim, gjendet në pozitën e tretë me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Praha në vend të fundit, ndërsa Cluj i prinë tabelës me pikë të njëjta me Sivasspor.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sivasspor kalon në epërsi ndaj Ballkanit, Angielski shënon për 2:1

81’ Sivasspor kalon në epërsi

Sërish ka realizuar Sivasspor dhe sërish me anë të një lojtari të inkuadruar në pjesë të dytë.

Kësaj radhe ishte Karol Angielski që shënoi për 2:1, me një devijim në zonë. VIDEO

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sivasspor arrin ta barazojë rezultatin, Arslan shënon për 1:1

72’ Barazohet gjithçka

Sivasspor ka arritur të shënojë golin e barazimit përmes sulmuesit të inkuadruar në pjesë të dytë Hakan Arslan.

Tani kur kanë mbetur më pak se 20 minuta lojë, rezultati është i barabartë 1:1. VIDEO

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sivasspor me rastin e parë në pjesë të dytë, në vend Frashëri

65’ Frashëri ndal goditjen e Clinton

Stivi Frashëri ka arritur të intervenojë sigurt në goditjen e sulmuesit Clinton N’Jie.

Ishte një goditje fillestare nga Gradel e devijuar nga Jashancia, që pastaj shkoi te sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë, por Stivi tregohet i vëmendshëm.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Korenica tenton golin, Vural pret me vështirësi

60’ Korenica tenton nga distancë e largët, e vendos portierin në vështirësi.

Meriton Korenica ka rrezikuar portën e Sivassporit nga një distancë shumë e largët, duke vendosur Ali Vural në vështirësi, i cili e dëboi topin disi, por pastaj Albion Rrahmani ishte në pozitë jashtë loje.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani sërish me një tjetër mundësi, sërish pret portieri

52’ Zyba me goditje të mirë, Ali Vural sërish shpëtimtar i Sivassporit.

Ballkani ka nisur furishëm këtë pjesë të dytë, duke pasur dy raste të njëpasnjëshme shënimi në shumë pak minuta lojë.

Kësaj radhe mesfushori Qëndrim Zyba tentoi nga një distancë prej 16 metrave, por portieri Vural priti bukur dhe rezultati mbetet 1:0.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Krasniqi shpërdoron rastin për dyfishimin e epërsisë

50’ Krasniqi sërish nuk ka arritur të shënojë, kësaj radhe përballë me portierin.

Ishte një dalje e mirë nga Ballkani, por Ermal Krasniqi dështoi të shënojë në pozitë ballore me portierin turk.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Fillon pjesa e dytë

46' Ka filluar pjesa e dytë në Fadil Vokrri, ndërmjet Ballkanit e Sivassporit.

Kampioni i Kosovës është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani në epërsi pas 45 minutave të para

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit. Kampioni i Kosovës shkon në pushim në mes dy pjesëve me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga kapiteni, Armend Thaqi.

Skuadra nga Suhareka është duke zhvilluar një futboll shumë të mirë deri më tani, duke rrezikuar portën disa herë gjatë pjesës së parë.

Përveç golit të shënuar nga Thaqi, disa raste tjera janë pritur mrekullisht nga portieri mysafir, për ta mbajtur skuadrën e tij ende në lojë.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ermal Krasniqi me një rast të rrezikshëm, intervenon portieri turk

43’ Krasniqi godet, shpëton Sivasspor pas intervenimit të jashtëzakonshëm të portierit mysafir.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani në epërsi ndaj Sivassporit, shënon Armend Thaqi

36’ THAQI GOOOOOOOOOOOOL

Ballkani ka arritur të shënojë golin e epërsisë me anë të një goditje të kapitenit, Armend Thaqi.

Ishte një asistim nga Meriton Korenica, e një goditje mjaftë precize nga mbrojtësi anësor i Ballkanit e zuri portierin mysafir të papërgatitur, për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshje kampionit të Kosovës.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani sërish rrezikon, kësaj radhe portieri mysafir ia mohon golin Dellovës

33’ Dellova me një goditje nga distanca, pret portieri mysafir.

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, ka arritur të dërgojë goditjen e parë në portë për skuadrën e tij me një goditje të fortë nga një distancë e largët, por portieri mysafir ka arritur ta devijojë në këndore.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani me rastin e parë në ndeshje, Rrahmani dështon të shënojë

30’ Albion Rrahmani me rastin e parë të Ballkanit, dështon të shënojë nga afërsia.

Një top i nisur nga Armend Thaqi, i prekur nga Meriton Korenica, shkoi mirë për sulmuesin llapjan, Albion Rrahmanin, por ai nga afërsia dështoi të shënojë me një goditje mbi portë.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Edhe një çerek ore lojë në pjesë të parë, ende pa gola

30’ Kur kanë mbetur edhe 15 minuta nga pjesa e parë e takimit, rezultati vazhdon të jetë ai i njëjti i fillimit të takimit 0:0.

Kampioni i Kosovës po arrin të depërtojë, por po has në vështirësi për të rrezikuar portën e skuadrës turke.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sivasspor me rastin e parë në ndeshje, Frashëri pret me lehtësi

17’ Rreziku i parë në portë vjen nga Sivasspor.

Sivasspor ka arritur të ketë shansin e parë në ndeshje, por goditja me kokë nga sulmuesi i skuadrës turke u prit me lehtësi nga Stivi Frashëri.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Tifozët mysafirë në Prishtinë

Me skuadrën turke, Sivasspor, kanë udhëtuar edhe disa tifozë të flaktë të kësaj skuadre.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ende pa gola në Fadil Vokrri

10’ Të dy skuadrat po zhvillojnë futboll të baraspeshuar.

Kampioni i Kosovës, ka arritur të dalë disa herë në sulm, por pa arritur të rrezikojë portën e skuadrës turke.

Ndërkaq në fazën mbrojtëse, Ballkani është treguar e kujdesshme, duke mos lejuar Sivasspor të krijojë diçka në këta minuta të parë.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Gjyqtari i takimit vërshëllen për fillimin e ndeshjes

1’ Fillon takimi në ‘Fadil Vokrri’ ndërmjet Ballkanit e Sivassporit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Përkundër kohës me shi, tifozët kanë marrë rrugën drejt 'Fadil Vokrrit'

Edhe pse po mbizotëron kohë jo e mirë, tifozët nga e gjithë Kosova janë prezent në stadiumin e kryeqytetit, Fadil Vokrri.

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadrat në nxehje para ndeshjes

Të dy skuadrat janë duke kryer përgatitjen e fundit para ndeshjes.

Nacionale sjell pamje nga stadiumi Fadil Vokrri

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Formacionet zyrtare

Tashmë gjithçka është gati për sfidën e radhës të Ballkanit ndaj Sivassporit dhe na ndajnë pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Zgjedhjet e dy trajnerëve për këtë ndeshje janë këto:

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot zhvillon ndeshjen e katërt në grupe në Ligën e Konferencës, ku takohet me skuadrën turke, Sivasspor, në stadiumin Fadil Vokrri.

Suharekasit pas tri ndeshjeve të zhvilluara mbajnë pozitën e parë në grup, me pikë të barabarta me skuadrat tjera, por për shkak se ka realizuar gola më së shumti nga të gjitha mbanë kreun e tabelës.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Sivas para një jave, ka përfunduar me një fitore historike për Ballkanin në minutat e fundit të takimit dhe Ilir Daja me skuadrën e tij synojnë sërish për pikët e plota.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionit kosovar në këtë garë evropiane, që është një eksperiencë e parë për një skuadër nga Kosova.

Lajme të ngjashme