Liga e Kampionëve: Interi e pret Atletico Madridin në San Siro, Dortmund përballet me PSV-në - NACIONALE

Liga e Kampionëve: Interi e pret Atletico Madridin në San Siro, Dortmund përballet me PSV-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje të tjera të 1/8 së finales, aty ku nënkampioni i Evropës, Interi, e pret Atletico Madridin, e në anën tjetër takohen PSV e Dortmund.

Interi shkon në këtë përballje, si një nga skuadrat më në formë në Evropë, pasi po kalon sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, por grupet në Ligë të Kampionëve i kaloi vetëm si vend i dytë.

Atletico Madrid në anën tjetër gjendet në vendin e katërt në La Liga, ndërsa kalimin në fazën e eliminimit direkt nuk e pati problem, pasi u gjend në një grup më të lehtë.

Përballja e parë zhvillohet në San Siro, në Itali, me zikaltrit që kanë avantazhin e vogël dhe konsiderohen favoritët për këtë përballje direkte për një vend në çerekfinale.

Ndeshja e kthimit në Metropolitana zhvillohet më 13 mars.

Takimi tjetër i mbrëmjes së sotme është mes PSV dhe Dortmund.

Skuadra holandeze po kalon formë fantastike në elitën e futbollit holandez, duke kryesuar e vetme në Eredivise, ndërsa në Ligë të Kampionëve me shumë vështirësi siguroi një biletë në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Borussia Dortmund në anën tjetër fitoi grupin e vdekjes në Ligë të Kampionëve, duke u kualifikuar si e para, ndërsa në Gjermani nuk i ka edhe punët mirë, pasi po lufton për një vend në top katërshe.

PSV konsiderohet si favorite për këtë takim, më shumë për faktin se ndeshja zhvillohet në Holandë, ndërsa ndeshja e kthimit është e paraparë më 13 mars.

Lajme të ngjashme