Liga e Evropës Veriore në Basketboll e përjashton Sigal Prishtinën për shkak të borxhit - NACIONALE

Liga e Evropës Veriore në Basketboll e përjashton Sigal Prishtinën për shkak të borxhit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liga e Evropës Veriore në Basketboll (ENBL) ka marrë vendim për ta përjashtuar skuadrën më të trofeshme kosovare nga gara, sot më 29 shtator, për shkak se klubi nga kryeqyteti nuk i ka përmbushur obligimet financiare të parapara me rregulloren e ligës.

ENBL me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të saj e ka falënderuar Prishtinën për pjesëmarrje në sezonin 2022/23, por sidoqoftë, për shkak të obligimeve financiare të papaguara dhe të pazgjidhura, duke përfshirë edhe borxhin nga sezoni i kaluar, ata thanë se është e pamundur të vazhdohet me bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

Në njoftim thuhet se: “Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pikat kyçe të konkurrencës ndërkombëtare, dhe Liga e Evropës Veriore në Basketboll do ta sigurojë këtë.”

Liga e Evropës Veriore në Basketboll tani si prioritet e ka gjetjen e një skuadre zëvendësuese për sezonin e ri, sa më shpejt të jetë e mundur, që të vazhdohet gara siç planifikimit.

Lajme të ngjashme