"Lewis Hamilton mund të largohet nga Mercedesi në vitet e ardhshme" - NACIONALE

"Lewis Hamilton mund të largohet nga Mercedesi në vitet e ardhshme"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lewis Hamilton mund ta konsiderojë largimin nga Mercedes në rast që këta të fundit nuk ia dhurojnë një makinë garuese në vitet e ardhshme, kështu thotë shefi i skuadrës Toto Wolff.

Wolf tregoi se ishte shumë i sigurt që Hamiliton do të nënshkruante një kontratë të re me Mercedesin, por nëse situata nuk përmirësohet shtatë herë kampioni i Botës mund të largohet.

"Nëse dëshiron të fitojë një tjetër kampionat, i duhet të sigurohet që ka makinë".

"Nëse nuk mund të demonstrojmë që mund t'ia japim makinën në vitet e ardhshme, ai duhet të shikojë diku tjetër".

"Nuk mendoj që është duke e vërë këtë, por nuk e di çfarë mund të ndodhë pas një viti apo dy. Nuk mendoj që Lewis do të largohet nga Mercedes. Është në fazën e karrierës ku i besojmë njëri-tjetrit, kemi krijuar një lidhje gjaku dhe nuk kemi dyshime në këtë kohë të vështirë".

Hamilton të premten njoftoi se trajneri i tij Angela Cullen, i cili ka qenë çelësi i suksesit gjatë këtyre viteve, ka ndërprerë bashkëpunimin me të.

Hamilton garën e parë për vitin 2023 e përfundoi si pozitë e 11-të në Jeddah, me bashkëlojtarin e tij George Russell që zuri vendin e pestë.

Lajme të ngjashme