Lewandowski: Tiki-taka e Barcelonës nuk do të funksiononte tani, duam ligën dhe kupën - NACIONALE

Lewandowski: Tiki-taka e Barcelonës nuk do të funksiononte tani, duam ligën dhe kupën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka pranuar se synon të fitojë La Liga-n dhe Kupën e Mbretit këtë edicion.

Katalunasit janë eliminuar nga garat evropiane, pasi ranë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe u mposhtën nga Manchester Unitedi në raundin e 32-të më të mirave në Ligën e Evropës.

Së fundmi, Lewandowski ka deklaruar se futbolli ka ndryshuar duke thënë se tiki-taka që përdorte Barcelona në ditët e sotme nuk do të funksiononte.

"ADN-ja e Barcelonës është që të dukemi gjithnjë mirë në ndeshje, por futbolli ndryshon. Duhet të adaptohemi. Futbolli i Barcelonës para 10 viteve nuk funksionon sikurse tani. Ndoshta tiki-taka nuk do të punonte tani".

Polaku bëri me dije se synon ta mbyllë edicionin me trofe, pra titullin kampion në Spanjë dhe Kupën e Mbretit.

"Duhet të besojmë se gjithçka është e mundur, por është ende herët. Në Ligën e Kampionëve, lëndimet na komplikuan situatën. Kemi një skuadër të re dhe ishte eksperiencë për të gjithë, ishte vështirë. Disa gabime ndikuan që të paguajmë një çmim të lartë. Nëse dëshiron të fitosh, nuk mund të gabosh, edhe në Ligën e Evropës ishte shumë e barabartë. Jemi të fokusuar në La Liga dhe në Kupën e Mbretit".

Në fund, ai shtoi se do të luajë edhe për disa vite në nivelet e larta, por jo vetëm një ose dy.

"Nuk mendoj edhe për sa vite do të jem te Barcelona, por dua të luaj në nivelin e lartë edhe në vitet në vijim. Nuk do të jetë një ose dy, por më shumë. Këtu e kuptoj nënkuptimin e fjalës "Më shumë se një klub".

Lajme të ngjashme