Lewandowski: Do të ishte lehtë të luaj me Messin, shpresoj se vjen - NACIONALE

Lewandowski: Do të ishte lehtë të luaj me Messin, shpresoj se vjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Robert Lewandowski ka thënë se do ta kishte të lehtë të luante me Lionel Messin, në rast që argjentinasi vendos të rikthehet në "Camp Nou".

E ardhmja e shtatë herë fituesit të Topit të Artë do të mësohet në ditët e ardhshme meqenëse do të largohet nga PSG-ja, mirëpo ka ofertë nga skuadra arabe Al-Hilal edhe pse Barca mbetet dëshira e madhe.

Në një intervistë për "Sport", polaku tha se do të donte të luante me Messin dhe detaje të reja mund të mësohen gjatë ditëve në vijim.

"Duhet të presim dhe të shohim nëse Leo vjen te Barcleona. Shpresoj që ai të vjen. Ndoshta diçka më konkrete do të dihet në ditët në vijim. E di që të luaj me të do të jetë e lehtë sepse Leo mund të luajë në çdo pozitë të fushës në çdo moment. Ai është lojtar që çdo skuadër do të donte ta kishte".

Lewandowski pastaj deklaroi se është i lumtur me çfarë kanë arritur këtë edicion dhe që do të qëndrojë në “Camp Nou”.

"Mund të jemi të lumtur me çfarë kemi arritur. Jam i lumtur jo vetë për klubin dhe bashkëlojtarët, por gjithashtu qytetin, tifozët... Jam i lumtur që jam këtu".

"Dua të jem pjesë e projektit. E di që klubit i duhet kohë, që gjithçka nuk mund të ndryshohet në një apo dy javë por jam i qartë se e ardhmja do të jetë më e mirë. Më pëlqen si gjërat janë përmirësuar. Kur je te Barcelona gjithmonë duhet të punosh për të qenë ndër skuadrat më të mëdha".

Në fund, ai komentoi sezonin zhgënjyes në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën që u eliminua qysh në fazën e grupeve.

"Çfarë na ndodhi në Ligën e Kampionëve ishte zhgënjyese por La Liga ishte tejet pozitive. Për sezonin tjetër të dy kompeticionet duhet të jenë mirë. Ndonjëherë për lojtarët sezoni i parë është i vështirë, për mua ka qenë e lehtë por si skuadër ishte shumë vështirë shkaku i pritjeve sepse nisëm në nivel shumë të lartë".

Lajme të ngjashme