Lewa hero, Barcelona fiton me rikthim ndaj Alavesit - NACIONALE

Lewa hero, Barcelona fiton me rikthim ndaj Alavesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka triumfuar me përmbysje ndaj Deportivo Alaves, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Katalunasit ishin shumë herë më të mirë, duke fituar në fund me rezultat të ngushtë 2:1.

Deportivo befasoi të gjithë ku menjëherë në sekondat e parë, Javi Lopez asistoi për Samu Omorodion që kaloi mysafirët në epërsi (1’).

I njëjti kishte edhe disa raste tjera shënimi mirëpo që Ter Stegen bëri disa pritje fantastike.

Barcelona u këndell në pjesën e dytë, me Robert Lewandowskin që realizoi dy herë për t’ia fituar klubit pikët e plota.

Fillimisht pas një harkimi të Jules Kounde, polaku realizoi një eurogol me kokë duke e lënë të shtangur portierin vendas (53’).

Ndërsa, përmbysjen e realizoi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (78’).

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon ndjekjen e liderëve duke u renditur në pozitën e tretë me 30 pikë derisa Alaves zë vendin e 14-të me 12 sosh.

Barcelona në xhiron e radhës që është pas pushimit ndërkombëtar do të përballet me Vallecanon, derisa Alaves e pret Granadan.

Lajme të ngjashme