Lëshohet urdhër-arrest për ish-yllin e Juventusit e Bayernit
Një urdhër-arrest është lëshuar për anësorin e LA Galaxy, Douglas Costa, në lidhje me mospagesën për mbështetjen e fëmijëve.
Ish-ylli i Juventusit e Bayern Munichut është duke zhvilluar karrierën e tij në ligën amerikane, MLS, pasi nënshkroi nga Gremio për t’u huazuar.
Urdhri u lëshua nga Gjykata e tetë Familjare e Porte Alegre, Brazil të premten, më 26 maj dhe do të thotë se Costa do të arrestohet nëse kthehet në atdheun e tij, siç raporton media lokale atje, Gauchazh.
Avokati i Costas, Sergio Queiroz, ka thënë se lojtari po kërkon të apelojë vendimin në mënyrë që “drejtësia të vendoset”.
31-vjeçari ka qenë në Shtetet e Bashkuara që kur nënshkroi për LA Galaxy në shkurt të vitit 2022, por ka bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon dhe u përjashtua me karton të kuq në humbjen 3:0 ndaj Houston.
Costa u kthye në Gremio në vitin 2021 pas një dekade në Evropë, ku luajti dhe fitoi tituj të ligës me Shakhtar Donetsk, Bayern Munich dhe Juventus.