L’Equipe: Milani e Roma e synojnë, Ziyech në bisedime me PSG-në - NACIONALE

L’Equipe: Milani e Roma e synojnë, Ziyech në bisedime me PSG-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur Milani dhe Roma ende po shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Chelsean për Hakim Ziyech në huazim me opsion blerjeje, gazeta prestigjioze franceze, L'Equipe raporton se ai është në bisedime të avancuara me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain.

Marokeni dëshmoi se çfarë është i aftë të bënte me paraqitjet e mrekullueshme në Kupën e Botës 2022 në Katar, duke ndihmuar kombëtaren e tij të shkojë në gjysmëfinalen e parë ndonjëherë për një shtet nga kontinenti i Afrikës.

Ai mbush 30 vjeç në mars dhe është nën kontratë me skuadrën e Stamford Bridge deri në qershor të vitit 2025.

Chelsea bleu Ziyech nga Ajaxi në verën e vitit 2020 për 40 milionë euro, por ai kurrë nuk arriti të tregonte potencialin e tij të plotë dhe të paraqitej rregullisht për skuadrën e Premierligës.

Me vetëm 15 paraqitje konkurruese për klubin këtë sezon, duke kontribuar me një asistim, Milani dhe Roma kishin shpresuar të bënin një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje në fund të sezonit, por hyrja e PSG-së në mes mund të prish shumë plane.

Paga e tij prej 6 milionë euro për sezon është një problem të italianët, si dhe Chelsea shpresonte të fitonte para nga transferimi, dhe në këtë formë asnjëra prej tyre nuk përbën shqetësim për PSG-në.

Lajme të ngjashme