Leonardo Bonucci njofton pensionimin nga futbolli
Mbrojtësi Leonardo Bonucci ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Italiani është pjesë e Fenerbahces megjithatë ka vendosur t’i varë këpucët pasi përzgjedhësi Spalletti s’e mori as në paralistë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Ishte kënaqësi të jem pjesë e kësaj familje të mrekullueshme”.
“Kam provuar ta tregoj më të mirën brenda dhe jashtë fushës, por më e rëndësishmja se do të luftojmë sërish nesër. Dua ta mbyll karrierën me një Kupë dhe mundësinë që të jemi kampion nesër", tha ai për faqen zyrtare të Fenerbahces.
Ai u prezantua me një fanellë të veçantë që u nënshkrua nga të gjithë bashkëlojtarët, ndërsa për t’u shpallur kampion duhet të fitojnë ndaj Istanbulspor por njëkohësisht Galatasary të mposhtet nga Konyaspor.
Bonucci mbushi 37 vjeç më 1 maj, ndërsa kaloi shumicën e karrierës te Juventusi pra nga 2010 deri më 2023, përpos një sezoni te Milani më 2017/18.
Italiani ndër të tjera ka qenë pjesë edhe e klubeve si Inter, Treviso, Pisa, Genoa dhe Bari. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 121 paraqitje për Italinë, duke shënuar tetë gola dhe fituar “Euro 2020”.