Leon Marchand i jashtëzakonshëm, e fiton medaljen e katërt të artë në Lojërat Olimpike
Leon Marchand është kryefjala e Lojërave Olimpike Paris 2024. Ai tani ka arritur ta fitoj edhe medaljen e katërt të artë, madje duke thyer rekordin olimpik të mbajtur nga legjenda Michael Phelps që nga viti 2008.
Marchand jo vetëm që ka fituar katër të arta në aq paraqitje, por ka thyer rekordin olimpik në secilën garë.
E filloi me 400 metra në stil të përzier më 28 korrik, për të vazhduar më 31 korrik me rekordin olimpik në stilin bretkosë dhe flutur.
Teksa sot ai ka thyer një tjetër rekord olimpik, i mbajtur deri më tani nga Michael Phelps nga Lojërat Olimpike Bejing 2008.
Bëhet fjalë për not në 200 metra stil të përzier, ku hyri me kohë 1:54.06, 17 të qindëtat e sekondit më shpejt se Phelps.
Leon Marchand tani ka katër medalje olimpike, të gjtha të arta në prezencën e tij të dytë në Lojëra Olimpike, pasi si 19-vjeçar në Tokio nuk kishte fituar asnjë garë.
IN FRONT OF THE HOME CROWD 🇫🇷
— ESPN (@espn) August 2, 2024
LEON MARCHAND GOES 4 FOR 4 AT THE PARIS OLYMPICS 🥇 pic.twitter.com/XUtzN1FnZm