Leo Messi - Më i miri që mposhti më të mirët
"Forca Diego nga qielli", ishin fjalët e Leo Messit para se Argjentina të gjuante goditjen finale që i solli Kupën e Botës "Katar 2022" ndaj Francës.
Montiel shënoi nga pika e bardhë, derisa këmbët e lëshuan shtatë herë fituesin e Topit të Artë që pastaj festoi duke u përqafuar me Leandro Pardesin.
Për herë të parë që nga viti 1978, Messi ndihmoi Argjentinën të arrijë trofeun e fundit që po i mungonte, atë të Kupës së Botës.
Menjëherë pas kësaj, nisen mesazhet në rrjetet sociale "A është Messi futbollisti më i mirë në histori". Me numrat e tij, nuk ka dyshime. Askush në histori nuk ka fituar aq shumë ose nuk ka përformuar kaq larg.
Leo për pjesën e tij ka bërë gjithçka që duhet të bëhej. Pra, për t'u bërë më i miri duhet të mposhtësh më të mirët dhe këtë e bëri argjentinasi.
Së pari mposhti Cristiano Ronaldon, pastaj Neymarin dhe tani Kylian Mbappen.
Finalja e Kupës së Botës kundër Mbappe
E nisim me këtë më të fundit. Kundër kundërshtarit që ishte i vetmi që e mposhti për më së shumti gola të shënuar. Mbappe ishte superior me Francën në "Lusal Stadium" duke shënuar dy herë për 90 sekonda e pastaj një edhe në kohë shtesë.
Finalja e Kupës së Amerikës kundër Neymar
Futbolli për Argjentinën nisi të ndryshojë me 10 korrik 2021. Në atë ditë, në prani të 5 mijë e 500 ndjekësve, Argjentina mposhti Brazilin për trofeun e Kupës së Amerikës.
Deri atëherë në dekadën e fundit, Brazil po e "shpartallonte" Argjentinën, por kjo gjë ndryshoi më 10 korrik, ku argjentinasit "mësuan si të fitojnë".
Di Maria shënoi golin e fitores në finale, por Messi padyshim ishte lojtari i turneut me katër gola.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Cristiano Ronaldos
Në vitin 2009 në prani të 62 mijë e 467 tifozëve në "Olimpico", Pep Guardiola e Barcelonës kishte ndeshjen e vështirë që të 'rrëzonte' nga froni Cristiano Ronaldon e Manchester Unitedit.
Dhe atë ia dolën. Leo Messi shënoi një ndër golat më të mirë të karrierës me kokë. Pas këtij triumfi ai arriti ta fitojë edhe Topin e Artë për herë të parë.
Në këtë mënyrë Messi e kaloi atë që do të bëhej kundërshtari i tij për më shumë se një dekadë. Ylli portugez që e shtynte të përmirësohej me çdo lojë. Të dy, pa asnjë dyshim, kanë luajtur në një nga rivalitetet kryesore në historinë e sportit.