Leo Messi me dy asistime magjike ndihmon Inter Miamin të kualifikohet në finalen e Kupës në Amerikë
Sulmuesi Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë te Inter Miami, ku ka asistuar dy herë në rikthimin fantastik ndaj FC Cinciannati.
Inter Miami arriti të kualifikohet në finalen e “Open Cup”, pasi fituan në penallti me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 3:3.
Vendasit kaluan të parët në epërsi pas 18 minutave me një gol të bukur të Acostas.
Ndërsa, dyfishuan më pas epërsinë me një tjetër gol të bukur – këtë herë nga Vazquez.
Pas kësaj, Inter Miami u këndell me Leo Messin që asistoi për Campanan për të ngushtuar epërsinë (67’).
Messi ▶️ Campana to put us on the board! #CINvMIA | 2-1 pic.twitter.com/We41VuhFYs
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) August 24, 2023
Dyshja bashkëpunuan sërish në minutat shtesë duke barazuar rezultatin dhe dërguar ndeshjen në vazhdime (90+7’).
It’s the 97th minute, Inter Miami are 2-1 down and heading out of the cup. 👀
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) August 24, 2023
Step forward Leo Messi to deliver one of the best assists you’ll see all season. Pin-point accuracy. 🐐🎯 pic.twitter.com/q5NbFwpdjJ
Inter Miami tutje përmbysi rezultatin me një gol të Martinezit (93’), por që vendasit ia dolën ta barazojnë përmes Kubos duke e dërguar lojën në penallti.
Nga pika e bardhë te Inter Miami ishin të pagabueshëm për të shënuar fitore me rezultat 5:4 dhe siguruar një tjetër finale.
Kësisoj, Messi me shokë tani do të përballen në finale ndaj Houston Dynamo që eliminuan Real Salt Lake.