Leo Messi e thyen rekordin e Ronaldos dhe e barazon një rekord tjetër kundër Strasbourgut - NACIONALE

Leo Messi e thyen rekordin e Ronaldos dhe e barazon një rekord tjetër kundër Strasbourgut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain, me golin e sotëm për skuadrën e tij në barazimin 1:1 ndaj Strasbourgut, ka thyer rekordin për më së shumti gola në top pesë ligat më të forta evropiane, teksa u shpall kampion i Francës, kështu duke u barazuar me Dani Alves si dy lojtarët me më së shumti trofe për skuadrat dhe kombëtaret respektive ku kanë luajtur.

Vetëm Ronaldo qëndronte para Messit në listën e golashënuesve më të mirë në top pesë ligat, por 35-vjeçari me golin e sotëm theu këtë rekord, që është shumë i vështirë për t’u arritur nga lojtarët aktiv.

Image

Tani fituesi i shtatë herë Topit të Artë ka 496 gola në 577 paraqitje për Barcelonën dhe PSG-në, duke pasur një mesatare të jashtëzakonshme prej 0,86 gola për ndeshje, ndërsa Ronaldo me 495 gola në 626 ndeshje qëndron pakëz më poshtë me 0,79 gola për ndeshje.

No description available.

Dy lojtarët që janë më pranë tyre në këtë listë, nuk janë aktiv që një kohë të gjatë, Greaves me 366 gola dhe Muller me 365 gola.

Në anën tjetër, Dani Alves deri më sot ishte lojtari që kishte më së shumti trofe me skuadrat dhe Kombëtaren braziliane ku kishte luajtur përgjatë karrierës, ndërsa nga sot këtë vend do ta ndajë me Messin, që me titullin kampion sot me PSG-në ka çuar numrin e trofeve në 43 me dy skuadrat dhe Argjentinën, gjatë karrierës së tij.

Lajme të ngjashme