KATAR 2022 | Leo Messi e thyen rekordin e Peles me asistin e sotëm kundër Holandës - NACIONALE

KATAR 2022 | Leo Messi e thyen rekordin e Peles me asistin e sotëm kundër Holandës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asisti që Leo Messi dhuroi për Nahuel Molinan nuk shërbeu që vetëm Argjentina të kalojë në epërsi, por edhe ta thyejë një rekord të legjendës Pele.

Në minutën e 35-të, Leo Messi me një vizion të hatashëm gjeti të lirë Molinan, i cili në brendi të zonës së rreptësisë shënoi për 1:0.

Me këtë asist Lionel Messi theu rekordin e Peles. Legjenda braziliane kishte regjistruar katër asiste në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës, ndërsa Leo Messi me asistin e sotëm shkoi në shifrën e pesë asisteve.

Këtë statistikë e ofroi “Opta” në llogarinë e saj në “Tëitter”. Një tjetër demonstrim se çfarë lojtari i madh është shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Lajme të ngjashme