Leo Messi: Argjentina s’duhet të bjerë në kurthin e bujës së madhe që po na bëhet si favoritë - NACIONALE

Leo Messi: Argjentina s’duhet të bjerë në kurthin e bujës së madhe që po na bëhet si favoritë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi thotë se Argjentina nuk duhet të bjerë pre e bujës së madhe që po i bëhet si favorit për ta fituar Kupën e Botës 2022, nëse vërtet dëshiron ta fitojë atë për herë të parë që prej vitit 1986.

Argjentina i dha fund një agjërimi 28-vjeçar pa trofe në vitin 2021, kur e mundi Brazilin në finale të Kupës së Amerikës dhe u kualifikuar në Botërorin e Katarit, i cili nis të dielën, pa e humbur asnjë ndeshje.

Skuadra e Lionel Scalonit është e pamposhtur në 35 ndeshjet e fundit – apo që prej vitit 2019 – një ecuri e shkëlqyer që i ka bërë shumë njerëz ta shohin atë si favorite për Kupën e Botës.

Por ylli i Paris Saint-Germain nuk beson se në këtë turne ka favorit të qartë.

“Të gjitha ekipet kombëtare janë të forta ditëve të sotme. Do të jetë e vështirë ta mposhtesh cilindo ekip (në Kupën e Botës)”, tha Messi për Universo Valdano.

“Ne nuk kemi luajtur shumë ndeshje kundër kombëtareve evropiane (gjatë ecurisë pa humbje), edhe pse as atyre nuk iu pëlqen të luajnë kundër neve – sepse edhe ekipet e Amerikës Jugore janë të forta”, nënvizoi Messi.

“Ne jemi në formë të mirë para Botëror, por ne nuk guxojmë të bimë në kurthin e gjithë kësaj buje se ne jemi favoritë dhe do ta fitojmë atë. Duhet të jemi realist dhe të shkojmë hap pas hapi”, shtoi ai.

Brazili dhe kampioni në fuqi, Franca, janë në mesin e favoritëve kryesore për të triumfuar në Katar dhe Messi e pranon se ato janë dy kombëtaren që përbëjnë kërcënimin më të madh ndaj mundësve të Argjentinës për të arritur sukses.

“Franca është e mirë. Ka lojtarë të lënduar po ashtu, por e ka një numër të frikshëm lojtarësh me potencial në skuadër. E ka një top trajner me top lojtarë që e fituan Botërorin e kaluar”, theksoi Messi.

“Edhe Brazili e ka një thelb lojtarësh me shumë cilësi, veçanërisht në sulm ku mund të të mposhtin, ka sulmues të mirë 9sh, Neymarin”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme