Lëndohet ylli i Interit, mungon së paku në dy ndeshjet e radhës - NACIONALE

Lëndohet ylli i Interit, mungon së paku në dy ndeshjet e radhës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka konfirmuar se Davide Frattesi ka pësuar një tendosje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm definitivisht për përballjen me Salernitanën në Serie A, ndërsa në rrezik është edhe paraqitja ndaj Benficës në Ligë të Kampionëve.

Mesfushori 24-vjeçar italian ishte nënshkrimi i Nerazzurrëve gjatë verës, i ardhur nga Sassuolo në një marrëveshje huazimi me një detyrim të kushtëzuar për blerjen e bashkangjitur, me vlerë rreth 38 milionë euro në total.

Jeta e Frattesit me Interin ka nisur dalëngadalë. 24-vjeçari ka startuar vetëm një herë nën drejtimin e Simone Inzaghit këtë sezon, duke parë 215 minuta gjithsej në shtatë paraqitjet e tij deri më tani

Siç u njoftua sot, Frattesi iu nënshtrua sot një raundi testesh mjekësore në Istituto Humanitas në Rozzano, të cilat konfirmuan praninë e një tendosje muskulore. Ai vuan nga një dhimbje e lehtë në përkulësit e kofshës së djathtë.

24-vjeçari do t'i nënshtrohet testeve të mëtejshme në ditët në vijim dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme me Salernitanën. Ai mund të humbasë edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Benfikën më 3 tetor.

Lajme të ngjashme