Lëndohet lojtari më në formë i Manchester Unitedit, pritet të mungojë disa javë
Manchester Unitedi do të jetë pa shërbimet e yllit anglez, Harry Maguire, për disa javë, pasi qendërmbrojtësi pësoi lëndim ndaj Aston Villës në fundjavë.
Maguire u pa në tokë duke mbajtur këmbën në fund të pjesës së parë, teksa u zëvendësua me të filluar pjesa e dytë.
"I nervozuar që kam marrë një dëmtim në fundjavë. Do të jem disa javë jashtë fushës, por do të kthehem më i fortë," shkroi Maguire në Instagram.
Mbrojtësi, i cili u la jashtë skuadrës së Anglisë për ndeshjet e tetorit me kombëtare, është lojtari i fundit që i bashkohet listës në rritje të dëmtimeve të United.
Lojtarët e tjerë të lënduar përfshijnë Luke Shaw, Tyrell Malacia, Mason Mount, Leny Yoro, Alejandro Garnacho, Noussair Mazraoui dhe Kobbie Mainoo.
United është në vendin e 14-të në renditje me tetë pikë pas shtatë ndeshjeve me klubin që pësoi fillimin më të keq të një sezoni në epokën e Premierligës.