Lëndimi i Vinicius Junior del më i rëndë, i humbë ndeshjet e shtatorit te Brazili - NACIONALE

Lëndimi i Vinicius Junior del më i rëndë, i humbë ndeshjet e shtatorit te Brazili

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vinicius Junior pritet të mungojë për ndeshjet e kombëtares së Brazilit në shtator shkaku i lëndimit që pësoi ndaj Celta Vigos.

23-vjeçari u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 18 minutave lojë në fitoren 1:0 të “Los Blancos” të premten, shkaku i një lëndimi në kofshë.

Trajneri Carlo Ancelotti tha se Vinicius do të pushojë në ndeshjen e radhës dhe pritet të jetë gati pas pushimit ndërkombëtarë.

Sidoqoftë, pas testeve të bëra të shtunën rezultoi që lëndimi do ta mbajë për një kohë më të gjatë jashtë fushës.

“Athletic” raporton se braziliani do të skanohet sërish të hënën mirëpo pritet të mungojë më shumë se një muaj. Pra, nuk do të jetë gati për të ndihmuar ndaj Getafes, Real Sociedadit dhe Atletico Madridit, gjithashtu edhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kombëtarja e Brazilit gjithashtu është informuar për këtë situatë, andaj janë në dijeni se duhet t’ia dalin pa yllin madrilen në dy ndeshjet e shtatorit.

Brazil do të takohet me Bolovinë më 8 shtator, ndërsa përballet me Perunë më 12 shtator.

Lajme të ngjashme