Lëndimi i Mujës rezulton të jetë më i rëndë, mungon deri në gjashtë javë - NACIONALE

Lëndimi i Mujës rezulton të jetë më i rëndë, mungon deri në gjashtë javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anësori këmbëshpejtë Arbnor Muja do të mungojë për katër deri në gjashtë javë.

Kosovari ishte duke shkëlqyer te Royal Antwerp duke fituar edhe vendin në 11-shën bazë, por së fundmi pësoi një lëndim në shpatull.

Në ndeshjen e kaluar, Muja pësoi lëndim në shpatull dhe u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 40 minutave lojë.

Sidoqoftë, tani pas testeve të bëra, mediat belge raportojnë se ky lëndim ka rezultuar të jetë më i rëndë sesa shpresuan brenda klubit dhe do të jetë për katër deri në gjashë javë jashtë fushës.

"Arbnor Muja u rrëzua kundër Club Brugge me një lëndim në krahë. Sulmuesi i krahut pritet të mos rikthehet për katër deri në gjashtë javë", shkroi mediumi "gva".

Ky padyshim do të jetë një lajm jo i mirë për Mujën që po kalonte formë të shkëlqyer dhe ndoshta ka pasur shpresë për një ftesë te kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit.

Këtë edicion në Superligën belge, Muja ka zhvilluar 14 paraqitje duke shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim. Ai gjithashtu ka bërë katër paraqitje në Kupë, duke shënuar një herë dhe kontribuar edhe me një asistim.

Lajme të ngjashme