Leipzig e fiton Superkupën e Gjermanisë, Dani Olmo me het-trik e ‘shkatërron’ Bayernin
Leipzig e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 3:0 në finale të Superkupës së Gjermanisë, me Dani Olmon që shkëlqeu me het-trik.
Bavarezët u treguan të pafuqishëm ndaj Leipzig, ndonëse dominuan ndeshjen në posedim të topit.
Vetëm tre minuta pasi filloi ndeshja, ishte spanjolli Olmo që shënoi për 1:0.
Was für ein Blitz-Start ⚡️
— RB Leipzig (@RBLeipzig) August 12, 2023
Dani #Olmo eiskalt 🥶
Seid live dabei bei Sky Sport & via Watchparty auf dem TikTok-Channel @skysportde.
Heute auch als Free TV-Übertragung in SAT.1 @ransport, @sat1, @JoynDeutschland
⏱️ 3. | 0:1#SuperCup #FCBRBL pic.twitter.com/obeqtlxI5r
Kur po pritej përfundimi i pjesës së parë, ishte përsëri Olmo, që dyfshoi epërsinë në minutën e 44-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
🚨GOAL | Bayern 0-2 RB Leipzig | Dani Olmo 2pic.twitter.com/22Qw6bSDDX
— e360hubs football (@e360hub2) August 12, 2023
Harry Kane që u transferua sot te kampionë e Gjermanisë, e bëri debutimin e tij kur u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, por dështoi ta bënte ndikimin e tij në fushë.
Dani Olmo e kompletoi natën fantastike kur në minutën e 68-të shënoi për 3:0, duke kompletuar het-trikun.
🚨GOAL | Bayern 0-3 RB Leipzig | Dani Olmo (3)pic.twitter.com/92Kk771zdL
— VAR Tático (@vartatico) August 12, 2023
Me këtë rezultat përfundoi takimi, me Leipzig që fiton Superkupën e Gjermanisë, e Harry Kane vazhdon ende pa një trofe .