Legjenda e Real Madridit i bashkohet Ronaldos te Al Nassr - NACIONALE

Legjenda e Real Madridit i bashkohet Ronaldos te Al Nassr

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori sportiv i Chivas në elitën e futbollit meksikan, Fernando Hierro, i është bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Nassr, siç ka konfirmuar klubi.

"Hierro ka përvojë të gjerë sportive," u tha në nga faqja zyrtare e Al Nassr, ku e njoftuan emërimin e tij, si drejtor sportiv të klubit.

Ish-ylli i Real Madridit do të lidhet me Cristiano Ronaldon në klubin saudit, me një burim që i tha ESPN se dyshja kanë një raport shumë të mirë.

Al Nassr u përpoq të nënshkruante me 56-vjeçarin edhe më parë, dhe përfundimisht e fitoi garën për të me një ofertë më të mirë si drejtor sportiv i ekipit të tyre, shtuan burimet e ESPN-së.

Fillimisht i punësuar nga Chivas pas ecurisë së tyre në Apertura në 2022, ish-ylli i Madridit nuk arriti të ndihmonte për të sjellë një trofe për gjigantët e Liga MX pas një paraqitjeje në finalen e Clausura 2023.

Gjatë qëndrimit të Hierro me Chivas, drejtori sportiv solli menaxherin Veljko Paunovic, i cili më pas u zëvendësua nga Fernando Gago pasi Paunovic u nda reciprokisht me Chivas në 2023. Gago është menaxheri aktual i ekipit, një tjetër emër i madh për Real Madridin.

Al Nassr përfundoi sezonin 2023-24 në vendin e dytë në renditjen e Ligës Pro Saudite dhe mbeti pa titull në Kupën Saudite apo edhe Ligën e Kampionëve për klubet aziatike.

Detyra e Hierros do të jetë si drejtor sportiv i klubit, për të synuar transferimet e duhura, që skuadra më në fund të fitojë titullin kampion.

Lajme të ngjashme