Legjenda e NBA-së vdes në moshën 58-vjeçare - NACIONALE

Legjenda e NBA-së vdes në moshën 58-vjeçare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Legjenda e basketbollit botëror, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare, pasi vuante nga kanceri në tru, njoftoi NBA të hënën.

I dashur nga fansat, qendra kongoleze u zgjodh tetë herë si një All-Star i NBA-së, duke përdorur gjatësinë e tij të jashtëzakonshme, për t'u bërë një nga bllokuesit më të frikshëm të ligës dhe për të fituar çmimin si mbrojtësi më i mirë në katër sezone të ndryshme.

"Dikembe Mutombo ishte thjesht më i madh se jeta. Në fushë, ai ishte një nga bllokuesit më të mëdhenj dhe në mesin e më të mirëve historinë e NBA-së sa i përket defensivës. Në parket, ai la zemrën dhe shpirtin e tij për të ndihmuar të tjerët," tha komisioneri i NBA-së Adam Silver në një deklaratë.

Personaliteti i shoqërueshëm i Mutombo - me një festim të veçantë me gisht - e bëri atë të preferuarin e tifozëve pasi ai luajti 18 sezone me gjashtë ekipe të ndryshme në ligë, mesatarisht me 9.8 pikë dhe 10.3 kërcime për lojë. Ai arriti dy herë në finalet e NBA-së.

Pas daljes në pension në 2009, ai u bë ambasadori i parë global i NBA dhe ndihmoi në promovimin e sportit në Afrikë.

“Ai e pëlqente atë që loja e basketbollit mund të bënte për të pasur një ndikim pozitiv në komunitete, veçanërisht në Republikën e tij Demokratike të Kongos dhe në të gjithë kontinentin e Afrikës”, tha Silver.

"Ai ishte gjithmonë i çasshëm në ngjarjet e NBA-së gjatë viteve - me buzëqeshjen e tij infektive, zërin e thellë dhe lëvizjen e gishtit që e bëri atë të dashur për tifozët e basketbollit të çdo brezi."

Atlanta Hawks dhe Denver Nuggts e pensionuan numrin e tij 55 të fanellës vite më parë, për shkak të karrierës së jashtëzakonshme të tij, teksa ishte pjesë e 'Hall of Famer'.

Lajme të ngjashme