Legjenda e Man Unitedit e gozhdon Antonyn: Ky lojtar s’është në gjendje ta driblojë askënd - NACIONALE

Legjenda e Man Unitedit e gozhdon Antonyn: Ky lojtar s’është në gjendje ta driblojë askënd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka gozhduar sulmuesin anësor Antony për paraqitjen e tij tejet të dobët në disfatën e Unitedit 3:2 kundër Arsenalit të dielën, duke thënë se ndihet i shqetësuar me paaftësitë e brazilianit për t’i dribluar kundërshtarët.

Marcus Rashford i kaloi djajtë e kuq në epërsi herët në ndeshjen e Premierligës në Emirates, por Arsenali e përmbysi rezultatin falë golave nga Eddie Nketiah dhe Bukayo Saka për ta fituar ndeshjen.

Për dallim nga Antony që s’u vërejt fare, anësori anglez Saka i shkaktoi tepër shumë kokëçarje Unitedit në krahun e djathtë.

Oleksandr Zinchenko u përkujdes që ta mbajë Antonyn të palëvizshëm dhe kjo e ka shqetësuar Ferdinandin, i cili mendon se brazilianit i mungon aftësia për t’i kaluar lojtarët kundërshtarë.

Gjëja që më shqetëson mua është se dikush si Antony nuk mund ta driblojë askënd dhe kjo është çudi për një lojtar brazilian”, tha Ferdinand.

“Ai thjesht nuk mund ta kalojë asnjë lojtar dhe unë vras mendjen i ulur këtu se a ka qenë gjithmonë kështu? Kam parë video të tij kur luante në Ajax dhe ai driblonte kundërshtarët.”

Ai shtoi: “E pashë Thomas Partey – i cili mendoj se nuk është vrapues i shpejtë – duke kaluar pranë tij si vetëtimë dhe mendoj se Antony nuk ka forcë në këmbët e tij”.

Antony i kushtoi Unitedit rreth 100 milionë euro nga Ajaxi verën e kaluar, por ai nuk ka arritur deri tani ta arsyetojë çmimin e lartë.

Lajme të ngjashme