Legjenda e Man United: Weghorst i ka sjell më shumë dobi klubit sesa Ronaldo - NACIONALE

Legjenda e Man United: Weghorst i ka sjell më shumë dobi klubit sesa Ronaldo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gary Neville beson se Wout Weghorst nuk është lojtar i mirë sa Cristiano Ronaldo, por prapëseprapë Manchester Unitedit i ka sjell më shumë dobi se legjenda portugeze.

Djajtë e kuq vendosën ta përforconin skuadrën në janar me Weghorstin, pasi e liruan nga kontrata Ronaldon në nëntor të vitit 2022.

Sulmuesi holandez u mor në huazim afatshkurtër, dhe nuk ka dhënë asnjëherë shenja se mund të jetë një zgjidhje afatgjate për problemet e vazhdueshme me numrin 9 në Old Trafford, pasi i ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje.

Neville tha për Sky Sport se Weghorst po e ndihmon skuadër më shumë të fitojë ndeshje, se sa që e ndihmonte Ronaldo.

“E quajta vendimtar sepse United nuk ka investuar në sulmuesin që donin. Ky eksperiment duhet që të ndalojë, Weghorst duhet të dalë, s’mund të vazhdojë më, arsyeja që ai po vazhdon të luajë dhe arsyeja që Ronaldo nuk është më pjesë e klubit, ju shihni 19 ndeshje të tij si titullar kundrejt 19 ndeshje titullar të Ronaldos. Weghorst ka 12 fitore, katër barazime, tre humbje, dhe ka shënuar vetëm dy gola por e gjithë skuadra ka shënuar 37 gola, Ronaldo kishte 19 ndeshje titullar, por tri fitore më pak, tri barazime, por katër humbje më shumë, ai ka shënuar 11 gola por ekipi ka shënuar 23, është dallim shumë i madh”, tha Neville.

Ai shtoi: “Është e çuditshme për futbollin që të kesh një lojtar që nuk është mjaftueshëm i mirë për të qenë sulmues i Manchester United, por ai i ka sjell më shumë fitore skuadrës. Unë besoj që Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.” /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme