Legjenda e Liverpoolit: Duket se Trent Alexander-Arnold ka vendosur t’i bashkohet Realit
Ish mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher është i shqetësuar se ambicia e Trent Alexander-Arnold për ta fituar Topin e Artë do ta bëjë t’i bashkohet Real Madridit.
26-vjeçarit i skadon kontrata në fundin e sezonit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur indikacione se mund të rinovojë.
Përkundrazi, anglezi ka qenë i lidhur me kalimin te Real Madridi, skuadër kjo që u demolua së fundmi nga Barcelona në “El Clasico”.
Carragher tani është i shqetësuar se Alexander-Arnold tashmë ka vendosur të largohet nga “Anfield” për t’iu bashkuar galaktikave.
“Mendimi im i parë kur e pashë atë deklaratë është se nuk mund ta fitosh Topin e Artë si mbrojtës i djathtë për Liverpoolin. Fituesit e Topit të Artë zakonisht luajnë për Real Madridin ose Barcelonën. Aty shkojnë lojtarët më të mirë në botë”.
“Nëse kjo është ambicia e tij më e madhe... mendoj se është pyetur për fitimin e Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës ose Topit të Artë dhe ai shkoi për Topin e Artë, që është shumë e çuditshme sepse është një ndeshje ekipi, por ai ka ambicie masive, pse jo? Ke vetëm një karrierë, është mbrojtës i krahut unik dhe absolutisht i mrekullueshëm”.
“Por, gjëra e parë që më shkoi në mendje kur e lexova intervistën është se ai dëshiron të shkojë te Real Madridi”.
Alexander-Arnold ka bërë mbi 330 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, ndërsa ka qenë kyç në suksesin e klubit deri më tani ku fituan Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.