Legjenda e Chelseas i sheh vetëm dy skuadra kandidate për titullin e Premierligës - NACIONALE

Legjenda e Chelseas i sheh vetëm dy skuadra kandidate për titullin e Premierligës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Frank Leboef insiston se Chelsea s’është në garën për titull në Premierligë, pavarësisht që ndodhet vetëm shtatë pikë prapa liderit Liverpool.

“Blutë” po mahnitin të gjithë këtë edicion duke u renditur në pozitën e dytë, ndërsa të mërkurën triumfuan 1:5 ndaj Southamptonit.

Megjithatë, edhe ish mbrojtësi i Chelseas s’e sheh klubin e vjetër në garë për titull.

Në garë e vendosi vetëm Arsenalin dhe Liverpoolin. City do të vuajë. Nuk e shoh Chelsean në garën për titull”.

Vetëm Arsenali dhe Liverpooli janë për mua. Arsenali mund të reagojë mirë nëse Liverpooli humb pikë siç bëri me Neëcastle. Duhet ta fitonin ndeshjen edhe nëse rezultati është i drejtë, por duhet ta fitonin”.

Sa për Chelsea, duhet të jenë të kujdesshëm sepse kanë ende lojtarë të rinj dhe besimi mund t’iu humbasë lehtësisht për shkak të papërvojës”.

Chelsea këtë sezon në Premierligë është skuadra me më së shumti gola të shënuar (31) dhe ka pësuar vetëm 15 sosh duke arkëtuar 28 pikë pas 14 xhirove, aq sa ka edhe Arsenali – kurse lider i vetëm mbetet Liverpooli me 35 sosh.

Në përballjen e ardhshme, Chelsea është mysafir i Tottenhamit.

Lajme të ngjashme