Legjenda e Barcelonës: Yamal është në nivel me Kylian Mbappen e Vinicius Jr - NACIONALE

Legjenda e Barcelonës: Yamal është në nivel me Kylian Mbappen e Vinicius Jr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Talenti i Barcelonës Lamine Yamal është në të njëjtin nivel me Kylian Mbappen dhe Vinicius Jr, kështu së paku ka deklaruar legjenda braziliane Rivaldo.

Rivaldo ka dhënë fjalë të mëdha për Yamal, i cili së fundmi mbushi vetëm 17 vjeç.

“Është lojtar i pabesueshëm. Më pëlqen vetëbesimi pavarësisht moshës së re. Aktualisht niveli i tij është i njëjtë me Mbappe dhe Vinicius. Duke marrë parasysh sjelljen e tij, ka ende shumë për të shfaqur”.

“Besoj se do të bëjë arritje të jashtëzakonshme. Yamal demonstron dashuri për lojën përmes stilit të lezetshëm që bën. Me përvojën në Kampionatin Evropian, është i pozicionuar të bëhet një aset i vlefshëm duke ecur përpara. Kam besim të plotë në të”.

Yamal ka bërë 10 kontribute te Barcelona deri më tani, ndërsa do të tentojë të shtojë këtë numër në përballjen e katalunasve ndaj Alavesit të dielën.

Pas kësaj, Yamal do t’i bashkohet Spanjës për dy përballjet ndaj Danimarkës dhe Serbisë.

Përndryshe, spanjolli është favoriti për ta fituar çmimin "Djaloshi i Artë" në muajin tetor.

Lajme të ngjashme