Legjenda angleze: Cole Palmer duhet të jetë titullar i Anglisë para Bukayo Sakas - NACIONALE

Legjenda angleze: Cole Palmer duhet të jetë titullar i Anglisë para Bukayo Sakas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ylli i Manchester Unitedit dhe Liverpoolit Michael Owen beson se Cole Palmer duhet të jetë titullar për Anglinë në “Euro 2024” para Bukayo Sakas.

Palmer ka kaluar një edicion mahnitës në “Stamford Bridge”, duke shënuar 21 gola dhe dhuruar nëntë asistime në 30 ndeshje të Premierligës.

Owen ka mbetur i mahnitur nga forma e Palmer dhe thotë se dëshiron ta sheh titullar te “Tre Luanët”, atë edhe para yllit të Arsenalit.

Do ta nisja me Cole Palmer para Bukayo Sakas. Nuk mund ta injorosh më formën dhe kualitetin e Palmer”.

E kam pasur në skuadrën time që disa muaj, por është ndër lojtarët më të mirë të Premierligës. Ai ndoshta edhe mund të jetë lojtari i vitit, ta fitojë Këpucën e Artë në një skuadër që po vuan”.

Prandaj ai duhet patjetër. Do ta vendosja në krahun e djathtë, do ta zgjedhja atë dhe Foden. Pra njërin në të djathtë, tjetrin në qendër, pastaj Rice si numër 6 i vetëm, pastaj Bellingham dhe Foden si numra 8 dhe Cole në të djathtë”.

Në një periudhë të kohës do t’ua ndryshoja vendet, që të jenë të freskët. Pastaj zgjidhni dikë në të majtë dhe Harry Kane kuptohet në qendër”.

Mirëpo Southgate nuk do ta bëj këtë, do të luajë me dy numër 6 që s’është gjëja e duhur për t’u bërë. Nëse shkon me dy numra 6 atëherë Kobbie Mainoo do të luajë pranë Rice, kështu duhet ta largosh Palmer ose Foden, ndoshta të dy sepse ai ndoshta e luan Sakan në vendin e tyre”.

Është e paimagjinueshme që nuk mund të kesh Foden dhe Palmer në skuadër sepse janë dy nga tre apo katër lojtarët e tu më të mirë”.

Është sfidë për t’i futur të gjithë, edhe pse Saka do të mungonte që s’është e lehtë për t’u bërë. Nëse finalja do të ishte nesër, do ta vendosja Palmer në skuadër”.

Haaland mbetet golashënuesi numër një në Premierligë, duke pasur katër gola mbi Palmer.

Lajme të ngjashme