LeBron James e thyen rekordin për më së shumti pikë të shënuara në historinë e NBA - NACIONALE

LeBron James e thyen rekordin për më së shumti pikë të shënuara në historinë e NBA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

LeBron James është bërë koshashënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, duke e thyer rekordin 39-vjeçar të Kareem Abdul-Jabbar.

Ylli i Los Angeles Lakers James, 38 vjeçar, i shënoi 38 pikë në disfatën 133-130 kundër Oklahoma City Thunders të mërkurën, për ta kaluar numrin e përgjithshëm të pikëve të shënuar nga Abdul-Jabbar, 38.387.

Abdual-Jabbr e kishte thyer rekordin e koshashënuesit më të mirë fillimisht në prill 1984, tetë muaj para se të lindej Jamesi.

“Për mua do të thotë shumë të jem në gjendje të jem në praninë e një legjende si Kareem”, tha James.

Jamesit, të cilit iu duheshin 36 pikë për ta thyer rekordin, e bëri këtë me një gjuajtje me kërcim në fund të çerekut të tretë dhe e mbaroi ndeshjen me 38.390 pikë të shënuara në përgjithësi gjatë tërë karrierës.

Ai u kaplua nga emocionet dhe festoi duke i ngritur duart lart, derisa 75-vjeçari Abdul-Jabbar, i cili ishte i pranishëm në stadium, duartrokiti.

Ndeshja u ndal për një çast për një ceremoni për ta shënuar arritjen e madhe të James, i cili foli me mikrofon në parket.

Dua t’ju them faleminderit shumë të gjithë juve që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi tim në 20 vitet e fundit, sepse pa juve nuk do të isha ky që jam. Pasioni dhe sakrifica juaj më ndihmuan të arrij këtu”, tha James.

Lajme të ngjashme