Leart Paqarada me paraqitjen më të mirë të karrierës, dhuron katër asistime - NACIONALE

Leart Paqarada me paraqitjen më të mirë të karrierës, dhuron katër asistime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Leart Paqarada ka shkëlqyer në barazimin Koln ndaj Karslruher, në xhiron e shtatë në Bundesliga 2.

Ylli kosovar ishte i pandalshëm, duke dhuruar katër asistime, që padyshim ishte paraqitja më e mirë e karrierës.

Pas vetëm tre minutave lojë gjeti Waldshmidt, për ta kaluar Kolnin në epërsi.

Me të njëjtën formë vazhdoi tutje, duke dhuruar dy asistime te Downs brenda tetë minutave për ta dërguar rezultatin në 3:0 (7’, 15’).

Pas kësaj, Karlsruher e ngushtoi epërsinë me dy gola të shpejtë. Sidoqoftë, Paqarada asistoi sërish duke e kompletuar het-trikun, këtë herë te Lemperle (45+2’).

Në fund, Koln pranoi edhe dy gola tjerë për t’u ndarë në një barazim, mirëpo Paqarada ishte më i miri në fushë.

Një formë fantastike që do t’i nevojitet ta tregojë edhe te kombëtarja e Kosovës, meqenëse kemi parë që paraqitjet e tij të fundit kanë lënë për të dëshiruar në fanellën dardane.

Lajme të ngjashme