Leao thotë se asnjëherë nuk e konsideroi largimin nga Milani
Ylli i Milanit, Rafael Leao, e ka përsëritur sërish se asnjëherë nuk e ka konsideruar largimin nga kuqezinjtë, para se ai të nënshkruante kontratën e re, duke thënë se dëshiron të bëjë historinë me këtë klub.
Sulmuesi është në detyrë ndërkombëtare me Portugalinë pas mbylljes së sezonit dhe foli në një konferencë shtypi për planet e tij për të ardhmen.
Ato duken më të qarta se kurrë tani që ai i ka dhënë fund sagës së kontratës dhe ka vënë në letër një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në San Siro deri në qershor të vitit 2028.
“Vendimi ishte marrë para se të nënshkruaja kontratën. U kisha thënë drejtorëve se kjo ishte ajo që doja”, shpjegoi Leao. “Kur mbërrita për herë të parë në Milani, klubi më dha mbështetje të jashtëzakonshme, as që kam menduar të largohem apo propozime nga ndonjë klub tjetër. Dua të shkruaj histori me këtë klub”.

Leao u bashkua për herë të parë nga LOSC Lille në vitin 2019 dhe ka qenë i lidhur me skuadra të shumta në të gjithë Evropën, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.
Megjithatë, ai thotë se zgjedhja e parë ishte gjithmonë të rritej te Milani dhe t'ia përkushtonte të ardhmen kuqezinjve.
Leao u pyet gjithashtu gjatë konferencës për shtyp nëse ai di për raportime që Milani është i interesuar për sulmuesin e FC Porto, Mehdi Taremi.
"Kjo nuk është diçka në të cilën jam përfshirë."
Leao: "Voglio fare la storia del Milan, mai pensato di andarmene. Rinnovo? Decisione presa prima di firmare" https://t.co/0pHUkl8ju1
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 13, 2023
