Le Parisien: Neymar do të mungojë ndaj Bayern Munichut - NACIONALE

Le Parisien: Neymar do të mungojë ndaj Bayern Munichut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i PSG-së, Neymar nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e dytë që skuadra franceze e zhvillon kundër Bayern Munichut, së paku kështu raporton mediumi "Le Parisien".

Braziliani pësoi një lëndim në këmbë gjatë fitores ndaj Lille dhe do të jetë jashtë fushës për katër javët e ardhshme.

Gjithnjë bazuar në raportin e "Le Parisien", Neymar ka marrë një goditje te ligamenti dhe do t'i duhen se paku tre deri në katër javë që të shërohet.

Kësisoj, gjasat që ai të udhëtojë me bashkëlojtarët për në Gjermani që ta zhvillojë ndeshjen kthyese janë shumë të vogla.

Padyshim kjo do të jetë një goditje e madhe për PSG-në, të cilët e humbën ndeshjen e parë me rezultat 0:1, gol i shënuar nga Kingsley Coman.

Bayern Munich dominoi në shumicën e lojës përpos 15 minutave të fundit, kur Kylian Mbappe u inkuadrua dhe se bashku me Neymar dhe Leo Messi rrezikuan disa herë.

Lajm i mirë për "Parisienët" është forma e shkëlqyeshme që po kalon Mbape, pasi siç u pa në "Parkun e Princave" francezi bëri menjëherë dallim.

Sa i përket Neymar, ai vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga PSG-ja sidomos pasi pati debat me drejtorin sportiv Christophe Galtier dhe u publikuan disa pamje duke qortuar bashkëlojtarët si Vitinha dhe Etiketike.

Ndeshja mes PSG-së dhe Bayern Munichut do të zhvillohet më 8 mars.

Lajme të ngjashme