Lazio e Tottenham vazhdojnë me fitore në Ligë të Evropës
Lazio ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Nices, ndërsa Tottneham Hotspur me shumë vështirësi triumfoi ndaj Ferencvaros, kështu për të vazhduar me pikë të plota në Fazën e Ligës në Ligë të Evropës.
Lazio ndonëse nuk ishte shumë skuadër më e mirë në fushë, arriti t'i konkretizonte rastet, diçka që nuk e bënin kundërshtarët nga Franca.
Pedro shënoi në minutën e 20-të për të hapur serinë e golave.
Castellanos e dyfishoi epërsinë 15 minuta më vonë, i asisutar nga Pedro, teksa Nice e ngushtoi rezultatin katër minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Jeremie Boga.
Me rezultatin 2:1 në të mirë të Lazios u mbyll pjesa e parë e takimit, teksa skuadra italiane shënoi edhe dy gola tjerë në 45 minutat në vazhdim.
Castellanos e shënoi golin e dytë personal në minutën e 53-të, për rezultatin 3:1.
Për rezultatin përfundimtar 4:1 u kujdes Mattia Zaccagni, kur gjuajti saktë nga penalltia në minutën e 67-të.
Me këtë rezultat, Lazio iu gëzua fitores së dytë në Ligën e Evropës dhe momentalisht qëndron në krye të Fazës së Ligës.
Në anën tjetër, me fitore ka vazhduar edhe Tottenhami.
Skuadra e Ange Postecoglout ishte më e mirë gjatë tërë takimit ndaj Ferencvaros, por fituan me rezultat të ngushtë 2:1.
Pape Matar Sarr e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, duke çuar londinezët në epërsi 1:0 në minutën e 23-të.
Brennan Johnson e dyfishoi rezultatin katër minuta para fundit, por Varga shënoi për vendasit në minutën e 90-të, për ta bërë ndeshjen më dramatike.
Por deri në vërshëllimen e fundit nuk pati më ndryshim, me Tottenhamin që fitoi 2:1, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve në Fazën e Ligës të Ligës së Evropës.