Lautaro Martinez barazoi rekordin e Adrianos në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi Lautaro Martiez i është bashkuar listës së top golashënuesve në historinë e Interit me golin e shënuar ndaj Sparta Pragës të mërkurën.
Goli ndaj skuadrës çeke ishte i 14-ti për Martinez në Ligën e Kampionëve, aq sa kishte shënuar edhe legjenda braziliane Adriano.
Martinez tani ka nevojë vetëm për një gol që të bëhet golashënuesi numër një në historinë e Interit. Ai do të zhvillojë edhe një ndeshje në fazën e ligës, derisa ka edhe dy tjera në rast që mbesin në play-off.
🚨 LAUTARO MARTÍNEZ HAS BECOME INTER'S ALL-TIME TOP SCORER IN UEFA CHAMPIONS LEAGUE HISTORY! 🔵⚫️ pic.twitter.com/9yKGhoZgsL
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) January 22, 2025
Martinezit iu nevojiten vetëm 51 ndeshje për të shënuar 14 gola në përgjithësi. 39 prej tyre ishin si titullar, derisa ka kontribuar me gjashtë asistime në këtë kompeticion.
Pas fitores 1:0 ndaj Sparta Pragës, Interi renditet në pozitën e katërt në fazën e ligës, më së larti nga skuadrat italiane, kurse iu nevojitet vetëm një pikë ndaj Monacos për ta garantuar vendin në top tetë.