Lautaro: Jam i mirë sa Mbappe, Haaland dhe Kane - NACIONALE

Lautaro: Jam i mirë sa Mbappe, Haaland dhe Kane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, thotë se është pjesë e futbollistëve më të mirë në botë, krahas raportimeve se ai do të largohet nga kampioni i Serie A-së në verë.

Sulmuesi argjentinas fitues i Kupës së Botës kohët e fundit është lidhur me një largim nga gjigantët e Serisë A mes interesimit nga skuadrat e Premierligës si Arsenali dhe Manchester United. Kontrata aktuale e Martinez skadon në qershor 2026 dhe ai ende nuk ka negociuar një marrëveshje të re me klubin e tij.

Kylian Mbappe Erling Haaland 2023-24

Teksa lind pasiguria për të ardhmen e 26-vjeçarit në Itali, lojtari kohët e fundit pohoi se e konsideron veten një nga lojtarët më të mirë në botë dhe krahasoi aftësitë e tij me ato të yjeve si Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, sulmuesi është pyetur se a krahasohet me yjet e lartpërmendur, duke u përgjigjur: “Nuk kam asgjë për t'u xhelozuar, kështu flasin numrat dhe trofetë. Disa prej tyre kanë fituar më pak se unë. Duhet të vazhdoj të punoj me përgjegjësi siç më ka mësuar babai im, por mund të jem në të njëjtin nivel me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj”.

Kur u pyet për të ardhmen e tij me zikaltrit, ai shtoi: "Unë nuk mendoj se tifozët duhet t'i dinë shifrat. Unë padyshim që flas vetëm me Interin për këtë. Flitet për 12 ose 14 milionë euro, por e përsëris këto janë çështje mes Lautaros dhe klubit dhe ky ekip e do këtë klub, kështu që nuk ka nevojë për t'u shqetësuar."

Lautaro Martinez Superkupa 2024

Martinez do të shihet më pas në veprim të dielën mbrëma, ndërsa kampionët e sapokurorëzuar të Serie A-së do të përballen me Veronën në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit.

Lajme të ngjashme