Laura Fazliu sot garon në Lojërat Olimpike - NACIONALE

Laura Fazliu sot garon në Lojërat Olimpike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në xhudo, Laura Fazliu, sot nis rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.

Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë për shkak se është bartësja e tretë.

Në xhiron e dytë, Laura e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Watanabe nga Filipinet.

Laura Fazliu është në mesin e favoriteve për medalje, megjithatë mbetet të shihet nëse Kosova do të fitojë një tjetër medalje nga Olimpiada.

Garat e xhudos nisin prej orës 10:00 në ditën e sotme. Ndërkohë, prej orës 11:00 në skenë do të dalë edhe notari Adell Shaboviq.

Shaboviq paraqitet në disiplinën 100 metra stil i lirë.

Lajme të ngjashme