Laura Fazliu humb në çerekfinale, por mbetet në garë për medalje
Xhudistja Laura Fazliu nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit në Astana, Kazakistan, duke u mposhtur nga koreania Jisu Kim.
Xhudistja nga Korea u tregua më e mirë gjatë tërë kohës duke u mbrojtur në mënyrë fantastike dhe ndikuar që Fazliju të ndëshkohej me dy kartonë të verdhë shkaku i gabime.
Pastaj në “Golden Score”, ajo fitoi me një Ippon për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Tani, Fazliu do të garojë për medaljen e bronztë në “Repechage”, ku do ta pret humbësin e takimit mes Van Lieshout – Kamila Badurova.