'Last Dance' mes Ronaldos dhe Messit nuk do të ndodhë, ylli i Al Nassr do të mungojë në përballjen ndaj Inter Miamit - NACIONALE

'Last Dance' mes Ronaldos dhe Messit nuk do të ndodhë, ylli i Al Nassr do të mungojë në përballjen ndaj Inter Miamit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përballja e shumë pritur mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit nuk do të ndodhë. Kjo për shkak se ylli portugez i Al Nassr nuk do të jetë i gatshëm për shkak të lëndimit për përballjen me Inter Miamin në Kupën e Riadit.

Messi dhe Inter Miami do të përballen me Al Nassr në Kupën e Sezonit të Riadit të enjten, por Ronaldo do të duhet të shikojë nga tribunat. 38-vjeçari po vuan nga një ankesë muskulore dhe ende nuk është i aftë për t'u rikthyer në aksion për skuadrën Saudite, sipas trajnerit të tij Luis Castro.

Ai shpjegoi: "Ne nuk do të shohim [Messi vs Ronaldo], Ronaldo është në pjesën e fundit të rikuperimit të tij për t'iu bashkuar grupit. Shpresojmë që në ditët në vijim të mund të fillojë të punojë me ekipin. Ai do të mungojë në këtë lojë."

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Football's greatest rivalry draws to a close in Saudi Arabia friendly as a generation weeps | Goal.com

Për dallim nga Ronaldo, Messi pritet të paraqitet që nga fillimi për skuadrën nga MLS, në tentim për të marrë një fitore, pasi pësuan humbje dy ditë më parë nga Al Hilal me rezultat 4:3.

Përballja do të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në Kingdom Arena në Riad.

Lajme të ngjashme