Largime të shumta nga Fushë Kosova, Labinot Jashanica transferohet te Suhareka - NACIONALE

Largime të shumta nga Fushë Kosova, Labinot Jashanica transferohet te Suhareka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pozita e Fushë Kosovës në renditjen e Superligës së Kosovës nuk garanton shumë, me disa nga lojtarët kryesor që tashmë janë larguar në afatin dimëror. I fundit është mesfushori Labinot Jashanica që u transferua te skuadra e Ligës së Parë FC Suhareka, klub ky që pretendon inkuadrimin në Superligë qysh në sezonin e parë të saj.

Dominik Ivkic e Urim Statovci ishin të parët që u larguan nga Pampurat, teksa Jashanica që nuk e gjeti edhe aq shumë veten te klubi i qytetit të lindjes sot hodhi firmën për skuadrën e re, në tentim për ta ringjallur karrierën.

26-vjeçari tashmë ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar, duke u paraqitur në nivelin më të lartë të garave që mosha rinore.

Karriera e tij si profesionist filloi me Fushë Kosovën, për t'u transferuar te Feronikeli. Periudha më e ndritshme e tij ishte te Dukagjini, ku ishte kyç për skuadrën e Armend Dallkut, teksa pati përvoja të shkurta edhe me Llapin e Malishevën.

Jashanica është mesfushor qendror, por që ka luajtur edhe në cilësinë e mbrojtësit defensivë dhe mund të jetë shumë i vyeshëm për Suharekën që pretendon një vend në Superligën e Kosovës në sezonin e ardhshëm.

Suhareka momentalisht gjendet në vendin e dytë në Ligën e Parë, grupin A. Dinamo e Ferizajt është shtatë pikë larg si lidere, teksa nga kjo pozitë mund të synojë inkuadrimin përmes play-offit.

May be an image of 6 people, people playing soccer, people playing football and text that says 'bu ka Construction 99 JAKO 13 2 JAKO'

Labinot Jashanica bëhet transferimi i tretë i kësaj skuadre në këtë afat kalimtar, pas Zenel Gavazajt dhe Arbios Thaçit.

Lajme të ngjashme