Laporte akuzon Guardiolan se i mban lojtarët e palumtur në skuadër
Mbrojtësi Aymeric Laporte i ka mohuar raportimet se trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron t’i mbajë në skuadër lojtarët e palumtur.
Tekniku spanjoll deri më tani ka lejuar disa lojtarë të ekipit të parë të largohen, përfshirë Joao Cancelo, Raheem Sterling dhe Cole Palmer.
Guardiola gjithmonë ka deklaruar se nëse një lojtar s’është i lumtur atëherë mund të largohet, mirëpo Laporte e ka akuzuar se këto janë të pavërteta.
“Kjo është ajo që ai e thotë zakonisht. Për disa lojtarë s’ishte kështu, por nuk dua të merrem me këto gjëra”.
“Unë vendosa të largohem dhe isha në gjendje të largohesha. Kjo është e tëra”.
Laporte gjithashtu e pranoi se kishte mbetur i zemëruar me vendimin e Guardiolas që e vendosi të luante si mbrojtës i majtë.
“E mora vendimin në ato momente, mendoj se është i duhuri shkaku i jetës dhe situatës që kisha te City”.
“Kam luajtur aty për një kohë të gjatë, kisha fituar gati gjithçka dhe që dy vite po luaja në një pozitë që nuk më pëlqente”.
“Kur kalon një vit, dy dhe nuk je në vendin ideal, bëhet pak mërzitëse sepse nuk mund ta tregosh formën më të mirë. Isha i mësuar në qendër të mbrojtjes dhe jo në krahë. Nuk ishte pozita ideale për mua”.
“Pastaj ata nënshkruan me shumë qendërmbrojtës gjatë tre viteve dhe ishte koha që të largohesha. Nuk isha titullar, doja të luaja të gjitha ndeshjet. Thjesht dua të luaj më shumë”.