Laporta: Real Madridi klub i regjimit që ka përfituar gjithë nga gjyqtarët, e jo Barcelona - NACIONALE

Laporta: Real Madridi klub i regjimit që ka përfituar gjithë nga gjyqtarët, e jo Barcelona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka këmbëngulur se të gjitha pagesat që klubi ia kishte bërë kompanisë së ish-nënkryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve të Spanjës ishin transparente dhe u bënë në shkëmbim të këshillave dhe jo për të përfituar jashtëligjshëm në anën sportive.

Laporta shkoi edhe më larg dhe e akuzoi Real Madridin për cinizëm dhe e quajti klub të regjimit.

Real Madridi është klub që historikisht është favorizuar nga vendimet e gjyqtarëve dhe ky është një cinizëm i paparë nga një klubi i regjimit”, tha Laporta.

Ndaj Barçës është ngritur aktakuzë nën dyshimin se ia kishte paguar 7.3 milionë euro firmave të Jose Maria Enriquez Negreira gjatë viteve 2001 dhe 2018, sa ai ishte nënkryetar i Komitetit të Gjyqtarëve.

Real Madridi është përfshirë në këtë rast duke u ankuar se ishte dëmtuar nga gjyqtarët gjatë kësaj periudhe.

Duke folur të hënën për këtë rast në një konferencë për media, Laporta i mohoi përsëri akuzat dhe e kritikoi ashpër Real Madridin.

Duhet të kujtojmë se, për shtatë dekada, shumica e presidentëve të Komitetit të Gjyqtarëve kanë qenë ish-partnerë, ish-lojtarë apo ish-drejtorë të Real Madridit.

Ai shtoi: “Për 70 vite, këta njerëz që duhej të ndanin drejtësinë në fushë ishin njerëz të afërt me Real Madridin. Mua me duket një cinizëm i paparë kur dëgjoj se ky klub dyshon se është dëmtuar.

“Besoj se ky gjykim do t’ia heqë maskën atyre dhe do t’ua tregojë vendin.

Lajme të ngjashme