Laporta: Dua që Araujo të qëndrojë te Barcelona - NACIONALE

Laporta: Dua që Araujo të qëndrojë te Barcelona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta insiston se duan ta mbajnë në skuadër mbrojtësin Ronald Araujo, i cili është në bisedime me drejtuesit e klubit pas interesimit së Juventusit.

Katalunasit ende po shpresojnë ta bindin uruguaianin për të qëndruar në “Camp Nou” pasi mori ofertë zyrtare nga klubi i Serie A.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Araujo dëshiron të kalojë këtë muaj në Torino, por Laporta ende ka shpresë që lojtari të ndryshojë mendje.

“Dua që lojtarët tanë të japin ndihmë dhe të qëndrojnë me ne. Ai është kontratë duam që ai të qëndrojë”.

“Ai po diskuton me drejtuesit e klubit. E vlerësojmë personalisht dhe profesionalisht. Kemi lidhje të mirë dhe direkte me të. Ka vend për të gjithë që të arrihet vendimi i kënaqshëm”.

Araujo u kthye pas një lëndimi të gjatë që iu nevojitet operimi verën e kaluar. Kontrata i skadon më 2026, por negociatat mes klubit dhe përfaqësuesve të tij kanë ngecur.

Juventusi vazhdon të kërkojë një qendërmbrojtës të ri për të zëvendësuar Gleison Bremer, i cili pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Araujo mbetet prioritet i “Zonjës së Vjetër” sidomos që kur Benfica ia mbylli derën për Antonio Silvan.

Lajme të ngjashme