Lampard shpjegon pse Jose Mourinho e shiti Kevin de Bruynen
Trajneri Frank Lampard mendon se gara e madhe për pozitën e titullarit ndikoi që Jose Mourinho atë kohë ta shiste Kevin de Bruynen.
Belgu e nisi karrierën në “Stamford Bridge”, por e pati të vështirë të gjente një vend në skuadrën e “Special One”, i cili pastaj vendosi ta shes te Wolfsburgu.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Kevin (De Bruyne) si lojtar. Më ka pëqyer kur ishim te Chelsea, bashkëlojtar atë kohë dhe tani si mesfushor i klasit botëror”.
“Kur mendoj për kohën e tij te Chelsea, ishim duke luajtur me 4-2-3-1 dhe unë luaja pak më thellë se qendërmesfushorët. Kevin po luftonte për pozitën e numrit 10 ose me ata dy sulmuesit e krahut”.

“Pra, nuk do të thosha se ishim veçanërisht në konkurrencë për një vend në krah, por ju mund të shihni cilësinë e tij”.
“Kevin është një lojtar fantastik dhe është bërë top për Manchester Cityn në vitet e fundit. Ai padyshim do të jetë një nga kërcënimet që kemi planifikuar”.
“Kur ishte këtu në kohët e vjetra, kishim shumë sulmues . Eden Hazard, Schurle, Juan Mata ishin të gjithë këtu dhe më kujtohet se Kevin kishte uri dhe dëshirë të madhe për të luajtur”.
“Nuk e di personalisht se çfarë ndodhi atë kohë mes tij, klubit dhe trajnerit por e respektoj faktin që u largua për të luajtur futboll rregullisht. Mund ta shohësh urinë e tij për lojë dhe që gjithmonë dëshiron të tregojë kualitetin që ka”, deklaroi ai.
Man City nesër do të përballet me Chelsean në “Etihad Stadium”.