Lamine Yamal thyen rekordin shumëvjeçar të Leo Messit te Barcelona
Talenti Lamine Yamal veçse i ka shtuar krahasimet me Lionel Messin me arritjen e fundit, në fitoren 1:0 ndaj Alavesit.
Barcelona përfitoi nga gabimi i Realit për t’iu afruar në katër pikë dallim në La Liga.
Sidoqoftë, Lamine Yamal ka thyer një rekord që e kishte Leo Messi që prej vitit 2007.
Messi atë kohë kishte tentuar të bënte 20 driblime ndaj Mallorcas, pra para 18 viteve, duke kompletuar 10, derisa Yamal ndaj Alavesit tentoi 21 driblime për të pasur sukses në 11 sosh.
Yamal megjithatë dështoi ta thyente rekordin e Messit, që ishte 15 driblime në një ndeshje si 17-vjeçar, që e kishte arritur më 2007.
Spanjolli ka kohë edhe pak muaj për ta thyer këtë rekord meqenëse nuk do t’i mbushë 18 vjeç deri në korrik.
Lëvdata të mëdha për Yamal dha edhe trajneri Hansi Flick që deklaroi: “Lamine është gjeni. Çka bën në disa situata, është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur që luan për Barcelonën”.
“Për një 17 vjeçar po bën punë të shkëlqyer, është i mirë në secilën ndeshje. Kundërshtarët nuk janë të dobët. Janë të fortë, mbrohen mirë, provojnë ta sulmojnë në mënyrë agresive, por po ia del mirë. Më pëlqen”.