Lajmet e këqija për Chelsean nuk kanë të ndalur, lëndohet Ben Chilwell
Jo vetëm sezoni që ka nisur në mënyrën më të keqe për ta, por edhe lëndimet e shumta kanë qenë një pengesë e madhe për Chelsean. Lajmeve të këqija tani ju shtohet edhe lëndimi i zëvendës kapitenit Ben Chilwell.
Mbrojtësi 26-vjeçar çaloi drejt fundit të fitores 1:0 të Carabao Cup ndaj Brighton të mërkurën. Reprezentuesi anglez do t'i nënshtrohet skanimeve të premten, ku pritet që të mungojë për disa kohë.

Standard Sport pretendon se Chilwell do të mungojë për të paktën katër javë. Ai nuk ka gjasa të zgjidhet nga Tre Luanët si rezultat për miqësoren e tyre të ardhshme kundër Australisë dhe një përplasje kualifikuese për Euro 2024 me Italinë.
Chilwell tani ka pësuar tre lëndime në muskujt e kofshës që nga fillimi i sezonit 2022-23, me çështjet muskulore që janë bërë një burim serioz shqetësimi në Stamford Bridge. Mbrojtësi i krahut me eksperiencë do të mungojë në ndeshjet e Premierligës kundër Fulham dhe Burnley gjithsesi.

Marc Cucurella dhe Ian Maatsen janë kandidatët për të mbuluar Chilwellin gjatë mungesës së tij për shkak të dëmtimit, me trajnerin e Chelseat, Mauricio Pochettino tani pa nëntë lojtarë, ndërsa problemet e fitnesit vazhdojnë të rriten në perëndim të Londrës.